Saranda Ymeri: Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat po bëhet realitet!

Deputetja e VLEN-it në një status në rrjetet sociale ka shkruar se Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat po bëhet realitet!

“Për 30 vite shqiptarët ishin vetëm numra pa zë, dekor pa peshë në shtetin ku kontribuan më shumë se kushdo. Por kjo po ndryshon! VLEN po e përmbush një nga pikat kyçe të Marrëveshjes së Ohrit, Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat po bëhet realitet!

Nuk është shou politik, është drejtësi e vonuar, por e merituar! Nuk është premtim elektoral, është barazi ligjore dhe dinjitet kombëtar!”, ka shkruar deputetja Saranda Ymeri.

Ligji për përfaqësim të drejtë, të martën, pritet të merr dritë jeshile nga Qeveria.