Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri te Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Veprave Penale të Kryera nga Persona me Autorizime Policore dhe Pjesëtarë të Policisë së Burgjeve, ngriti kallëzim penal kundër S.D. nga Shkupi, Kryeshef i Njësisë për Çështje Kriminalistike në NJPB Kisella Vode, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për vepët të kryer penale “prodhim, posedim dhe tregtim i paligjshëm i armëve ose substancave shpërthyese” sipas nenit 396 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit të tij personal dhe në ambientet zyrtare të MPB-së, ku ai kryen detyra zyrtare, të kryera me urdhër të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit, u gjetën dhe u sekuestruan municione dhe gaz lotsjellës, të cilat dyshohet se kanë origjinë nga një vepër penale. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm gjithashtu paraqiti një propozim kundër S.D. për të filluar një procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë për shkelje të disiplinës në punë dhe i shqiptoi një masë të detyrueshme largimi nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Miratohen ndryshimet në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut
- Policia thotë se ka gjetur përsëri armatim në Veri në një shtëpi të braktisur – detaje në njoftimin e tyre
- Qindra qytetarë në protestë për paga më të larta! Trendafilov: Nuk do ju lusim, do të luftojmë
- “Nuk kemi gisht në djegien e Kuranit” – Lëvizja për Rikthim reagon ndaj akuzave të myftiut
- Kambovski, pati raportime për gjykatësin Ristov, por nuk më kujtohet ndonjë për ryshfet
- Filipçe: Mickoski është i izoluar në arenën ndërkombëtare, pozicioni i vendit është shqetësuese
- Arrestohet i dyshuari që shtiu me armë në qendër të Podujevës, publikohet video duke vrapuar me kallash në dorë
- Dita e tretë e bllokadave në kufij! Në ndërprerje qarkullimi i mallrave, dëmet 100 milionë euro në ditë
- Haradinaj: Skandali me foto e video të Kurtit me dronin imagjinar shpërfaq fytyrën e këtij pushteti
- Bullgaria i kërkon KE-së të negociojë me Maqedoninë