Në hapjen e shtabit qendror të koalicionit VLEN, Bekim Qoku deklaroi se VLEN është një aleat i palëkundur i Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti.
Ai theksoi se politika e jashtme e VLEN do të jetë e koordinuar me Shqipërinë, duke vendosur në fokus integrimin euroatlantik.
“VLEN është për NATO dhe Bashkimin Europian. Sonte nuk fillojmë vetëm një fushatë, por një mobilizim kombëtar për dinjitet,” u shpreh Qoku, duke e cilësuar shtabin si një qendër energjie ku do të punohet me përkushtim çdo ditë.