Suharekë: Një person dyshohet se u sulmua me çekan, në hyrje të Gjykatës

Një sulm fizik dyshohet të ketë ndodhur sot, në objektin e Gjykatës së Suharekës.

Sipas mediumit lokal “Suhareka Online”, një person është sulmuar fizikisht me një çekan.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

Ende nuk dihen shkaqet e këtij sulmi, teksa në pamjet e publikuara nga po i njëjti medium shihet hyrja e gjykatës e shndërruar në një skenë krimi.

IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.