Rama: Shqipëria nuk ndalet!

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar pasi u njoftua se Shqipëria ka marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4.

“Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE”, shkroi kryeministri në Facebook duke shtuar se Grupkapitulli 4, “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme” përfshin kapitujt 14, 15, 21 dhe 27 përkatësisht “Politikat e transportit”, “Energjia”, “Rjetet trans-europiane” dhe “Mjedisi dhe klima”.

Postimi i plotë:

SHQIPËRIA NUK NDALET

Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

Ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane.

Kapitujt përfshijnë:

Politikat e transportit (Kapitulli 14),
Energjia (Kapitulli 15),
Rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21),
Mjedisi dhe klima (Kapitulli 27).
Ky është një hap tjetër drejt Shqipërisë 2030, vend krenar i Bashkimit Europian