Chelsea largohet nga bisedimet për Mike Maignan, nuk pranon të paguajë më shumë se 15 milionë euro

Chelsea ka marrë vendim që të largohet nga bisedimet për Mike Maignan, pasi Milani nuk është i gatshëm të pranojë ofertën prej 15 milionë eurove.

Chelsea po ashtu nuk është i gatshëm që të ofertojë më shumë se kjo shumë, kështu që ka vendosur të largohet nga bisedimet, sipas “The Athletic”.

Më herët ishte raportuar nga mediumet italiane se “Blutë e Londrës” që në fillim kishin lajmëruar se nuk do të paguajnë më shumë se 15 milionë euro, për portierin 29-vjeçar, i cili në vitin 2026 do të jetë lojtar i lirë.

“The Athletic”, në raportimin e tij kishte bërë me dije se portieri Maignan kishte shprehur dëshirë të madhe për t’iu bashkuar Chelseat.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

Bisedimet për rinovimin e kontratës mes Milanit dhe Maignan kanë mbetur pezull, që do të thotë se Rossonerët mund ta humbasin portierin francez falas në fund të sezonit 2025/26.

Sipas “The Athletic”, Chelsea është i kënaqur me portierët që i ka në dispozicion për Kupën e Botës për Klube, kështu që nuk do të shtyejë më shumë për bisedime me Milanin.

Merkato e veçantë për klubet që marrin pjesë në këtë kompeticion mbyllet sot, më 10 qershor në ora 20:00.

“Chelsea nuk ka bërë asnjë ofertë zyrtare për Maignan, por i kanë treguar Milanit që do të ishin të gatshëm të shpenzojë deri në 15 milionë euro për të”, thuhet në raportimin e mediumit anglez.

Maignan kaloi te Milani nga skuadra e Lille në vitin 2021 oër shumën e 15.4 milionë eurove.