Shtetasi i Kosovës kapet me 11 pushkë automatike në Kroaci

Zyrtarët doganorë të Kroacisë kanë kapur 11 pushkë automatike në veturën e një shtetasi të Kosovës.

Sipas raportimeve të mediave kroate, armët u gjetën gjatë kontrollit të një automjeti mallrash i cili përdorej për transportimin e makinave.

Raportohet po ashtu se armët u kapën më 31 maj në pikën kufitare të Tovarnikut, që ndodhet afër Vukovarit, kur doganierët hasën në struktura të dyshimta në automjetet e ngarkuara të pasagjerëve, shkruan Index.hr.

Pas inspektimit të automjetit të dyshimtë u zbuluan 11 pushkë automatike me municione shoqëruese.

Automjeti i ngarkesës me targa të regjistrimit të Kosovës drejtohej nga një shtetas i Republikës së Kosovës dhe po transportonte automjete pasagjerësh nga Republika e Kosovës për në Zvicër.

Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të posedimit, prodhimit dhe marrjes pa leje të armëve dhe substancave shpërthyese, Stacioni i Policisë Kufitare në Tovarnik pritet të bë7jë kallëzim penal kundër shoferit dhe pasagjerit.