Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot zhvilloi takim pune me ambasadoren e Konfederatës Zvicerane në Maqedoninë e Veriut, Veronik Hulman Marti.
Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit bilateral në sektorin e energjisë, me theks të veçantë në burimet e rinovueshme të energjisë, efikasitetin e energjisë dhe mbështetjen teknike për zbatimin e projekteve strategjike. Ministrja Bozhinovska theksoi rëndësinë e mbështetjes zvicerane në procesin e tranzicionit energjetik dhe shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm.
“Bashkëpunimi në sektorin e energjisë është thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë. Ne besojmë se përmes projekteve të përbashkëta do të sigurojmë energji më të pastër dhe cilësi më të mirë të jetës për qytetarët”, deklaroi ministrja Bozhinovska
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mickoski: 8 Shtatori nuk është vetëm një datë simbolike, por një moment kthese historike për popullin tonë, kohë kur u ngrit shtiza e pavarësisë
- Aksident i rëndë në rrugën Gostivar – Mavrovë , 5 të lënduar (VIDEO)
- ASH: Sërbia sot e shpalli Maqedoninë e Veriut tokë sërbe, Qeveria e miratoi me prezencën e zv.kryeministrit
- Me ADN-në për shtetin e Kosovës!
- ASh: Deklaratat e ministres serbe, promovim i botës serbe në Manastir – VLEN hesht, qeveria financon
- Ende nuk flet Adnan Azizi për “goditjen” nga Mickovski, sot bëhen 4 ditë (VIDEO)
- Kur Meidani nga Tirana apelonte për mençuri dhe largpamësi në Rambuje
- Hamza: Mbi 13 milionë euro i kemi paguar për borxhe të vjetra në Mitrovicë
- Mexhiti: Taravari është kthyer te “Bota Serbe”
- Kampe Paramilitare në Serbi dhe BiH: Implikimet për Sigurinë Rajonale dhe Rreziku i Shtrirjes në Kosovë”