Sulmoi komandantin dhe punonjësit e Burgut të Tetovës, arrestohet 44-vjeçari





Një 44-vjeçar nga Sellarca e Epërme është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht komandantin dhe punonjësit e Burgut të Tetovës, raporton Tetovasot.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 27 tetor, pasi personit iu bë e ditur se nuk ishte ditë vizitash. Pas kësaj ai reagoi me dhunë ndaj personelit të burgut.

I dyshuari B.Z. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të ndiqet me parashtresë përkatëse, raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo