Një pjesë e Shkupit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Për shkak të punëve teknike në rrjetin elektroshpërndarës në ditën 02.06.2025 (e hënë) pa rrymë do të mbesin disa pjesë të komunave Gjorçe Petrov dhe Karposh.

Siç kumtoi QRMK-Shkup pas raportimit të marrë nga EVN Maqedoni SHA nga ora 09:00 deri në 12:00, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve: Krste Germov – Shakir, (numrat 30-34) dhe Todor Cipovski – Merxhan (numrat 53-57), në komunën Gjorçe Petrov, ndërsa nga ora 11:00 deri në 15:00, shfrytëzuesit e rr. Franc Preshern nr. 99 dhe objektet e rrrethinës në Komunën e Karposhit.