Postim i Emin Azemin në Facebook:
Në Zvicër tash e mbi 20 vjet janë të angazhuar katër (4) arsimtarë maqedonas të cilët i ka dërguar shteti i Maqedonisë së Veriut, por nuk ka të angazhuar asnjë arsimtarë shqiptarë. Diaspora shqiptare në Zvicër është në raport 10 ndaj 1 me diasporën maqedonase në këtë shtet, ndërkohë që në ambasadën e Maqedinisë në Bern kanë shkuar me mijëra kërkesa nga prindërit dhe shoqatat e ndryshme për angazhimin e arsimtarëve shqiptarë për nevojat e mësimit plotésues në gjuhën shqipe në Zvicër, kërkesa këto që asnjëherë nuk u morën seriozisht nga faktorët politikë e institucional në Shkup….Askush deri më tani nuk e ka spjeguar absurditetin e kësaj situate, ndërkohë që brenda këtyre 25 viteve në pozitën e ministrit të Arsimit në qeveritë e Shkupit kanë qenë 5 shqiptarë! Dhe hala më hiq askush deri më tani nuk ka dhënë sqarim ( lexo: llogari) se si ka qenë e mundur të dërgohen në Zvicër 4 arsimtarë maqedonas dhe asnjë shqiptarë(!).
Gjendja hiq më mirë nuk éshtë edhe në shtetet tjera europiane, ku beteja në mes të integrimit dhe asimilimit po zhvillohet pa një strategji arsimire nga vendi i origjinës, dhe ç’ është më keq kjo betejë po e humb terrenin nga ata ( lexo: partitë shqiptare në Maqedoni) që po e bojkotojnë qëllimisht “ fushëbetejën”, duke u bërë bashkëfajtorë të një krize identitare të diasporës sonë në një periudhë kohore që pason….
Debati aktual në foltoren e Parlamentit të MV nuk ofron as për se afërmi përgjigje ndaj sfidave dhe nevojave që ka diaspora shqiptare përkitazi me problematikat e mësipërme, pa i anashkaluar edhe nevojat dhe interesat tjera reciproke….
Nëse diasporën vazhdojmë ta trajtojmë vetëm si bankomat ose si një lopë qumshtore, pa ofruar në këmbim kurrfarë benefiti, atëherë nuk do të jetë e largët dita kur diaspora shqiptare do të heq dorë nga statusi i të qenit “ rrogtar” në një shtëpi ku mungon respekti dhe mirënjohja për kontributin e dhënë…/ea
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Urdhërarrest ndërkombëtar për personin që iku nga Stacioni Policor në Koçan
- Shiti kokainë, konsumuesi vdiq pasi gëlltiti drogën – paraburgim për dy persona nga Ohri
- Digjet një “Passat” në Karposh, zjarri përfshin edhe tri vetura dhe një objekt afarist
- Dy arrestime në Strugë për sjellje agresive ndaj policisë
- Plumb qorr dëmton një tjetër veturë, këtë herë në Shkup
- Robert Millosheski emërohet ushtrues detyre i kryetarit të Komunës së Bërvenicës
- Murtezani: Sot demaskuam lojën VMRO+BDI1+BDI2 pas shpinës së tetovarëve (VIDEO)
- Presidenti Macron pret liderët evropianë, mes tyre edhe Zëvendëskryeministrin e Parë Bekim Sali
- Alarmuese: Video e re e dhunës mes të miturve trondit rrjetet sociale
- Zjarr pranë stacionit të autobusëve në Veles, përfshihen gjashtë makina