Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, e priti sot në takim një delegacion nga Fakulteti Juridik i Universitetit “Aristotel” të Selanikut, me qëllim vendosjen e bashkëpunimit akademik ndërmjet dy institucioneve. Delegacioni grek përbëhej nga Prof. Dr. Panagiotis Glavinis – dekan i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Angelos Kornilakis – profesor i së drejtës civile, Aris Tachinozlis – koordinator i kongresit dhe Alexandar Bondiek – sekretar i programit të masterit në gjuhën angleze, për të drejtën evropiane të biznesit dhe ekonomisë. Në pritjen zyrtare morën pjesë edhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihi, prodekania për shkencë në Fakultetin Juridik, Prof. Dr. Njomza Selimi – Osmani, udhëheqësja e zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare, Doc. Dr. Hatibe Deari – Zeqiri, si dhe znj. Valmisa Novi, udhëheqëse e kabinetit të Rektorit.
Gjatë këtij takimi u nënshkrua memorandum bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit Juridik të Universitetit “Aristotel” dhe Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, që synon thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme akademike dhe kërkimore, me fokus në afrimin e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian dhe harmonizimin e legjislacionit vendor me kornizën ligjore acquis communautaire.
Sipas marrëveshjes, Qendra për Kulturën Evropiane Juridike e Universitetit “Aristotel” do të shërbejë si mekanizmi kryesor për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta. Po ashtu, çdo vit do të ofrohet një bursë në formë të përjashtimit nga tarifa e shkollimit për një të diplomuar nga UT-ja, i cili do të ketë mundësinë të ndjekë studimet master në programin anglishtfolës LLM në të drejtën evropiane të biznesit dhe ekonomisë, me kusht që pas përfundimit të studimeve të kontribuojë në procesin integrues të vendit.
Përmes kësaj marrëveshjeje, UT-ja synon të forcojë kapacitetet e veta akademike dhe kërkimore, të nxisë mobilitetin studentor dhe të kontribuojë në proceset integruese të vendit drejt Bashkimit Evropian.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- BDI: Edhe pas reagimeve, diaspora shqiptare mbetet e përjashtuar – Qeveria e VLEN dhe VMRO-së njeh vetëm “diasporën maqedonase”
- Gruaja u zhduk nga banesa pas dhunës nga burri, arrestohet 58-vjeçari në Tropojë
- Aliu: Transformim digjital, aplikacion i ri dhe decentralizim i shërbimeve onkologjike
- Kadrijaj, Kurtit dhe Deharit: Të vetmit abuzues jeni ju
- Mendi Qyra deponon dorëheqjen, Ushtrues Detyre Kryetar i OEMVP-së emërohet Nuhi Aliu
- Vajza vrau babain në Fier, policia arreston bashkëpuntorin që e ndihmoi ta mbyste
- Kokainë, marihuanë dhe municion – kallëzim penal ndaj 30-vjeçarit nga Shkupi
- “National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare
- Vrasje e dyfishtë trondit Budvën – burri vret vëllanë dhe nipin pas një sherri për transport me varkë
- Kriza në Kosovë: Gjykata vendosi masë ndalimi, Kuvendi përballet me përpjekjen e fundit për konstituim