Arrestohen dy persona të cilët dyshohen për përfshirje në të shtënat me armë automatike në Tetovë

Policia e Tetovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen té kenë lidhje me të shtënat që ndodhën më 26 maj në rrugën 111 shkruan Pa Censurë.

Personat e arrestuar janë D.M(18) dhe një i mitur 15-vjeçar, të dy nga fshati Gajre i Tetovës.

Prokuroria është informuar për rastin, ndërsa ndaj të ndaluarve pritet të ngrihen kallëzime penale për rrezikim të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo