Mexhiti: Më pak ndotje, më shumë liri – Shërbimi Car Sharing mbërriti në vendin tonë
Shkup, 27.05.2025 Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, së bashku me ministren e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot para Qeverisë promovuan konceptin e ri të ndarjes së automjeteve – Car Sharing. Ky shërbim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt transportit urban të qëndrueshëm dhe uljes së ndotjes në vendin tonë.
Ministri Mexhiti theksoi se Avant2Go është sistemi i parë plotësisht elektrik për ndarjen e automjeteve në Maqedoni, i cili bazohet në një infrastrukturë teknike të zhvilluar dhe sjell përfitime të shumta ekologjike, sociale dhe ekonomike për shoqërinë.
“Përdorimi i automjeteve elektrike nënkupton zero emisione të gazrave të dëmshëm, duke kontribuar drejtpërdrejt në uljen e ndotjes së ajrit, veçanërisht në zonat urbane. Për më tepër, automjetet elektrike janë shumë më të qeta se ato tradicionale, duke mundësuar një ambient më të qetë dhe më të shëndetshëm në qendrat e qyteteve. Sipas standardeve ndërkombëtare, një automjet car-sharing zëvendëson 10 deri në 15 automjete private,” tha Mejditi.
Projekti është plotësisht në përputhje me Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe kontribuon në përmbushjen e angazhimeve për tranzicionin klimatik, një aspekt kyç në procesin e integrimit evropian, shtoi zëvendëskryeministri i parë.
“Shërbimi Car Sharing sjell përfitime ekonomike për qytetarët, duke ulur nevojën për blerjen e një automjeti të dytë apo të tretë në familje. Avant2Go nuk është vetëm një inovacion teknologjik, por një investim strategjik në të ardhmen ekologjike, të transportit dhe ekonomike të vendit. Ky projekt është një shembull i qartë se si inovacioni dhe qëndrueshmëria mund të bashkohen për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët,” deklaroi Mexhiti.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdojë të mbështesë iniciativa të tilla si pjesë e përkushtimit të saj për krijimin e kushteve sistematike për tranzicionin e gjelbër në transport, energji dhe jetën e përditshme të qytetarëve.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Drejtoria e Doganava ka realizuar rritje prej 5.4 përqind të ardhuravnë korrik krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar
- Nesër regjim i komunikacionit në Shkup
- Siljanovska-Davkova: Gjendja e sigurisë në rajon dhe vend është stabile
- Qeveria e RMV-së paralajmëroi masa vjetore për kufizimin e çmimeve
- Deputetja ukrainase: Ukraina do të njohë Kosovën
- Izet Mexhiti shpall kandidaturën për kryetar të Çairit: Për Çairin lashë Qeverinë, për t’u kthyer mes njerëzve të mi
- Policia sekuestron pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Zubin Potok
- LAMM: Pritje deri në 45 minuta në vendkalimet kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi
- Në Shkup në muajin korrik është regjistruar temperatura 43.7 gradë celcius
- Dodik nuk e pranon aktgjykimin me të cilin u dënua me burgim dhe ndalim të veprimtarisë politike