Njëzet e pesë shkolla fillore nga viti i ardhshëm shkollor do të kenë mundësi të fusin gjuhën
frënge si lëndë me zgjedhje në klasën e pestë, nëse nxënësit janë të interesuar ta mësojnë atë.
Kjo është parashikuar në aneksin e memorandumit të bashkëpunimit midis Ministrisë së
Arsimit dhe Shkencës dhe Ambasadës Franceze, i cili u nënshkrua sot nga ministrja Vesna
Janevska dhe ambasadori Kristof Le Rigoler.
Për ministren Janevska, thellimi i bashkëpunimit për promovimin më të madh për mësimin e
gjuhës frënge dhe avancimin e mësimdhënies së gjuhës frënge në sistemin arsimor
maqedonas është konfirmim i miqësisë ndërmjet dy vendeve, e cila vazhdon të zhvillohet.
„ Mbështesim mësimin e gjuhës frënge, duke pasur parasysh se është një ndër gjuhët më të
përdorura në botën globale, si dhe faktin se jemi Qeveri që inkurajon diversitetin gjuhësor.
Përfitimet e njohjes së gjuhëve të tjera përveç gjuhës amtare, janë të shumëfishta. Kjo
mundëson ndërtimin e urave midis popujve dhe kulturave, ndërsa aftësitë gjuhësore janë sot
faktor thelbësor për përfshirje të suksesshme në tregun e punës, siç janë edhe aftësitë
digjitale“, theksoi Janevska.
Ministrja shtoi se të rinjtë nga Maqedonia të cilët do të zotërojnë gjuhën frënge përmes
komunikimit do të kenë mundësi edhe për afirmim më të madh të identitetit, gjuhës, historisë
dhe trashëgimisë kulturore maqedonase.
Për mësimdhënie cilësore dhe më interesante të gjuhës frënge në klasën e pestë, Byroja e
Zhvillimit të Arsimit tashmë është duke përgatit program mësimor për këtë lëndë me
zgjedhje.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Drejtoria e Doganava ka realizuar rritje prej 5.4 përqind të ardhuravnë korrik krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar
- Nesër regjim i komunikacionit në Shkup
- Siljanovska-Davkova: Gjendja e sigurisë në rajon dhe vend është stabile
- Qeveria e RMV-së paralajmëroi masa vjetore për kufizimin e çmimeve
- Deputetja ukrainase: Ukraina do të njohë Kosovën
- Izet Mexhiti shpall kandidaturën për kryetar të Çairit: Për Çairin lashë Qeverinë, për t’u kthyer mes njerëzve të mi
- Policia sekuestron pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Zubin Potok
- LAMM: Pritje deri në 45 minuta në vendkalimet kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi
- Në Shkup në muajin korrik është regjistruar temperatura 43.7 gradë celcius
- Dodik nuk e pranon aktgjykimin me të cilin u dënua me burgim dhe ndalim të veprimtarisë politike