Në vetëm 11 muaj qeverisje, VLEN po e rishkruan hartën ekonomike të vendit përmes reformave të guximshme dhe investimeve të mëdha kapitale. Një ndër arritjet më të mëdha është marrëveshja historike me Britaninë e Madhe, në vlerë prej 6 miliardë eurosh, e cila hap horizonte të reja për zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.
Startuam me One Stop Shop në Bllacë, një pikë moderne për lehtësimin e tregtisë dhe qarkullimit ndërkufitar, dhe po vazhdojmë me pika të reja në Jazhincë, Tabanoc dhe Qafë Thanë.
300 milionë euro për komunat, kudo në vend po ndërtohen shkolla, çerdhe, salla sportive, biblioteka, rrugë, ujësjellës, kanalizime dhe pishina publike.
35 milionë euro për ndërtimin e Kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”, një investim në arsim dhe të ardhmen e rinisë sonë.
20 milionë euro për parkingun nëntokësor tek Sheshi Skënderbe, që do të modernizojë infrastrukturën urbane në zemër të Shkupit.
250 milionë euro për mbështetjen e kompanive vendase, si shtytje për zhvillimin ekonomik dhe punësim.
Nga 10.000 euro për secilin bujk të ri, si ndihmë fillestare për hapjen e veprimtarisë bujqësore – investim konkret në sektorin rural.
Rritje pagash: Arsimtarët: +12%. Punëtorët shëndetësorë: +15%. Policia: +10%. Pensionet: +5.000 denarë për 340.000 pensionistë brenda 9 muajve.
Rritje të kapitacionit: +33% për mjekët amë dhe gjinekologët. +22% për stomatologët.
720 milionë euro investime të huaja direkte dhe 2790 vende të reja të punës, zhvillim i qëndrueshëm ekonomik dhe mundësi për të rinjtë.
Këto janë vetëm disa nga arritjet tona për vetëm 11 muaj qeverisje. Ndryshimi është real dhe i matshëm. Rezultatet flasin vetë. VLEN vepron, guxon dhe sjell ndryshim. Do të vazhdojmë të jemi zëri i qytetarëve, me vepra konkrete dhe vizion të qartë për një të ardhme më të mirë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Llalla: Bilall Kasami do të humb zgjedhjet, shiti pronat e Tetovës dhe do ta shes ujin e pijshëm! (VIDEO)
- LAJM I FUNDIT/ Britania, Kanadaja dhe Australia njohin Palestinën si shtet të pavarur/ Starmer: Shpresë për zgjidhjen e konfliktit
- Mexhiti takoi të rinjtë që votojnë për herë të parë në Komunën e Çairit: Zëri i të rinjve, forca që ndryshon Çairin
- Dalin mashtrimet e asfaltit të Bilall Kasamit – Qytetari: Në foto 20 cm, në realitet vetëm 5 cm!
- Osmani: Mickoski të mos dërgojë emisarë, shqiptarët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do t’i zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre
- Tragjedi në Haraçinë: Vajza 13-vjeçare i jep fund jetës, dyshohet se u bulizua
- Osmani prezantoi strategjinë për luftimin e bullizmit: Staf i shtuar i psikologëve, fushata edukative dhe trajnime për mësuesit
- BDI: Shqiptarët nuk pranojnë vasalë, por zgjedhin vetë përfaqësuesit tyre
- Vazhdon ikja nga VLEN-i – 50 burra nga Sahat Kulla braktisin Izet Mrxhitin bashkohen me Bujar Osmanin!
- Izet Mexhiti i frikësuar nga humbja: kërkon nga Mickovski të mohojë zgjedhjet parlamentare!?