Simone Inzaghi i Interit në bisedime me një klub ‘shokues’, vetëm disa ditë para finales së Ligës së Kampionëve

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi është në bisedime me një klub shokues, ndonëse është në përgatitje për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së, e cila luhet të shtunën.

Interi do të luajë me PSG-në në “Allianz Arena” në Mynih, me synimin për ta fituar titullin e parë të Ligës së Kampionëve, që nga viti 2010, kur e fitonte ndaj Bayern Munchenit me Jose Mourinhon.

Klubi italian e arriti finalen edhe në vitin 2023, por u mposhtë 1-0 nga Manchester CIty, me golin e Rodrit.

U prit nga shumëkush që titulli i Serie A do të shkojë tek Interi edhe këtë sezon, mirëpo në fund fitues doli Napoli i Antonio Contes, me vetëm një pikë më shumë.

Napoli është në kërkim të një trajneri të ri, me Gianluca Di Marzion që raporton se largimi i Contes nga klubi është i pashmangshëm.

Por, edhe pse Inzaghi do të ishte në listën e shkurtër të Napolit, ai mund të kalojë të një klub ‘shokues’.

Sipas gazetari të “Sky Sport Germay”, Patrick Berger, 49-vjeçari është në bisedime ta avancuara për ta marrë nën drejtim klubin nga elita saudite, Al-Hilal.

Klubi saudit e sheh Inzaghin si kandidatin më të përshtatëm për të marrë drejtmin e skuadrës, në vend të Jorge Jesus, dhe është i gatshëm ta bëjë atë trajnerin më të paguar në botën e futbollit.

Thuhet se trajneri italian i ka pauzuar bisedimet me klubin saudit, deri në përfundimin e finales së Ligës së Kampionëve.

Al-Hilal do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube këtë verë, e cila nisë më 14 qershor, vetëm dy javë pas finales së Ligës së Kampionëve.

Al-Hilali është i shortuar në Grupin G, dhe do të luajë me Real Madridin, Pachucan dhe RB Salzburg në fazën e grupeve.