VLEN numëron të arriturat për 11 muaj qeverisje

Nga koalicioni VLEN kanë numëruar të arriturat e tyre gjatë 11 muajve qeverisjes. Sipas tyre, ndryshimi është real dhe po ndodh, rezultatet konkrete e deshmojnë.

6 Miliardë euro-Marrëveshja historike me Britaninë për investime kapitale-pra po e rishkruajmë hartën ekononomike të vendit.

Startuam me One Stop Shop në Bllacë

Vazhdojmë me One Stop Shop në Jazhincë, Tabanoc dhe Qafë Thanë

300 milionë euro për komunat-po ndërtohen gjithandej shkolla, çerdhe, salla sporti, biblioteka, rrugë, rrugica, ujësjellës, kanalizime, pishina

35 milionë euro për Ndërtimin e Kampusit të ri të Univerzitetit “Nënë Tereza”

20 milionë euro për ndërtimin parkingut nëntokësor tek Sheshi Skëndërbe

250 milionë euro vumë në dispozicion për investime dhe zhvillim të kompanive vendase

Nga 10.000 euro për bujqit e rinj për fillim të veprimtarisë bujqësore

Arsim-Rritëm pagat për 12 %

Shëndetësi-Rritëm pagat për 15 %

Rritje të kapitacionit prej 33 % – Mjekët amë dhe gjinekologët

Rritje të kapitacionit prej 22 % – Stomatologët

Polici-Rritëm pagat për 10 %

Pensionet- Rritje me 5.000 denarë brenda 9 muajve për 340.000 pensionistë

720 milion euro investimet të huaja dhe 2790 vende të reja të punës