Dy persona humbin jetën në një aksident tragjik në Shkup

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ndodhi pasditen e sotme në kryqëzimin midis bulevardit “8 Shtatori” dhe bulevardit “Nikolla Karev” në Shkup.

Sipas informacioneve të para, motori është përplasur në një shtyllë betoni, dhe si pasojë, të dy personat që ndodheshin mbi motor kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendin e ngjarjes po zhvillohet ekspertizë nga ana e policisë dhe prokurori publik kujdestar.