Ministritë bashkojnë forcat kundër zjarreve, do të formojnë grup ndërinstitucional

Sot u mbajt një takim pune mes Izet Mexhitit, ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski dhe Pançe Toshkovskit, ministër i Punëve të Brendshme për të ndërmarur hapa konkret për mbrojtjen e pyjeve dhe maleve nga zjarri, duke krijuar një grup ndërinstitucional.

“Në vigjilje të muajve të verës, së bashku shqyrtuam hapa konkrete për mbrojtjen e pyjeve dhe maleve, me një qëllim të qartë – në vend të fikjes së vonuar, të kemi parandalim të hershëm:

✅Identifikimi i zonave kritike

✅Forcim i koordinimit të institucioneve

✅Kontrolle të shtuara në terren

✅Masa parandaluese dhe thirrje publike”, ka informuar Mexhiti.