Shkarkohet Arben Fetahu, Nazim Taipi zgjidhet kryetar i kuvendit të ASH-së

Me 103 vota për, anëtarët e Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët kanë zgjedhur Nazim Tapin si kryetar të ri të këtij organi partiak. Ky vendim vjen pas shkarkimit të ish-kryetarit Arben Fetahu, i cili vendosi të vazhdojë veprimtarinë e tij politike në koalicionin VLEN, njofton TS.

Emërimi i Tapit shihet si një hap i rëndësishëm në ristrukturimin e partisë, pas vendimit të liderit Arben Taravari për t’u larguar nga bashkëpunimi me VLEN dhe nga qeveria aktuale.

Këto zhvillime shënojnë një kthesë të re për Aleancën për Shqiptarët, e cila synon të riforcohet dhe të rikthehet si një forcë e pavarur në skenën politike./TS