Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot ia ka kthyer me të “njëjtën monedhë” drejtorit sportiv të Barcelonës, Deco, interesimin për lojtarin e tyre.
Më herët këtë javë, Deco, konfirmoi se sulmuesi anësor i Liverpoolit, Luis Diaz, ishte një nga lojtarët që ata pëlqenin dhe merrnin në konsideratë për afatin kalimtar të verës.
Kur u pyet për këtë në një konferencë për shtyp, Arne Slot u duk i befasuar nga deklarata e Decos, duke thënë se edhe atij i pëlqen një yll i Barcelonës.
Deco konfirmon se Barcelonës i pëlqejnë tre lojtarë, por prioritet është rinovimi me katër yjet
Lexo po ashtu
Deco konfirmon se Barcelonës i pëlqejnë tre lojtarë, por prioritet është rinovimi me katër yjet
“A e tha Deco këtë për Diaz në mikrofon?”, pyeti fillimisht Slot.
“Po, çdo klub ka mënyrën e vet të të bërit të gjërave, je mësuar me faktin që unë nuk flas për lojtarë të tjerë që nuk i kemi nënshkruar. E kuptoj që ai është një admirues i madh i Luis Diaz, edhe unë jam!”.
“Deco admiron disa lojtarë, edhe unë gjithashtu. Më pëlqen Lamine Yamal!”, përfundoi trajneri i Reds.