U nda nga jeta pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame? Nga drejtimi i ALUIZNI-t te kontributi si publicist, studiues e veprimtar i shoqërisë civile

Artan Lame, që u nda nga jeta në Mynih të Gjermanisë, pas një ndërhyrjeje në zemër ishte i njohur si publicist, opinionist dhe koleksionist shqiptar.

Lame u dallua si studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. Gjithashtu, veprimtar politik i Partisë Socialiste dhe funksionar shtetëror.

Lame ka mbajtur disa poste të rëndësishme gjatë karrierës së tij:

Nga viti 1999-2000 ka qenë Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës.

Nga viti 2000-2002 ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Nga viti 2002-2005 ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Territorit dhe Turizmit.

Nga viti 2013-2019 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t (Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale).

Nga viti 2019-në vijim ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të ASHK (Agjensia Shtetërore e Kadastrës)