Reprezentacioni I Maqedonisë së Veriut U-18 që drejtohet nga treneri I njohur Erhan Selimi do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese me Reprezentacionin e Republikës së Sllovenisë , përballje këto që do të luhen në qytetin Ptuj informon Tetovasot.
Mes të përzgjedhurve është edhe një tjetër emër që I bashkohen Hisar Ali , Onur Beshir dhe disa talentëve tjerë shqiptarë.Bëhet fjalë për futbollistin Nazif Ceka që luan në pozicionin e qendërmbrojtësit tek Shkëndija U-18.
Kjo do të jetë një mundësi e mirë për të shpërfaqur potencialin e tij në këtë rol shumë domethënës .
Ceka ka marrë këtë ftesë për shkak të lojërave të mira që janë vëzhguar nga seleksionuesi Selimi që ka krijuar një grup futbollistësh shumë të mirë që janë shpresë e madhe e futbollit në vend dhe jo vetëm.
Ndeshja e parë me sllovenët do të zhvillohet më 27 maj në orën 17.00 ndërsa dy ditë më vonë në orën 11 do të jetë përballja e dytë e këtyre dy kombëtareve.TS