Dardan Krasniqi: Unifikimin politik shqiptar karshi rrezikut që po i kanoset nga Qeveria e Mickoskit duhet parë si strategji urgjente!

Politika shqiptare në Maqedoninë e Veriut është i domosdoshëm unifikimi politik përballë rrezikut që po i kanoset nga Qeveria e Micskoskit, thotë për PressOnline.al, ushtari i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe ish-aktivistë i dalluar i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi

“Për shqiptarët unifikimi politik karshi rrezikut që po i kanosët nga Qeveri e Mickoskit duhet pa si strategji urgjente! Jashtë dallimeve politike e bazave ideologjike! Unifikimi do të thotë që partitë politike shqiptare që tradicionalisht kanë qenë të ndara në baza ideologjike, interesa pushteti apo rivalitete personale — të krijojnë një front të përbashkët kombëtar, që vepron me një zë të vetëm në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thotë Krasniqi.

Ja pse sipas Krasniqit ky unifikim është i nevojshëm:

Përfaqësim më i fuqishëm në qeveri: Të ndarë, partitë shqiptare shpesh përfundojnë si partnerë më të dobët në koalicion. Të bashkuar, ata mund të diktojnë kush formon qeverinë dhe me çfarë kushtesh.

Mbrojtje kundër nacionalizmit maqedonas: Rritja e ndikimit të VMRO-DPMNE-së kërkon një reagim të unifikuar shqiptar për të mbrojtur Marrëveshjen e Ohrit dhe të drejtat e fituara me mund.

Zbutje e fragmentimit dhe blerjes së partive të vogla: Kur partitë janë të copëtuara, janë më të shantazhueshme dhe lehtësisht të përfshira në pazare politike.

Kredibilitet më i madh ndërkombëtar: Një bllok i unifikuar shqiptar është më i dëgjueshëm në Bruksel, Uashington dhe në Tiranë/e Prishtinë.

“Unifikimi i faktorit politik shqiptar nuk është thjesht dëshirë patriotike, por domosdoshmëri strategjike në një kontekst ku shqiptarët rrezikojnë të humbin ndikimin në institucionet qendrore. Ai është i mundur, por kërkon vizion, sakrificë të interesave personale dhe presion të vazhdueshëm nga shoqëria”, shprehet ai.