Nexhbedin Spahiu: Me Gjuriç njihemi më tepër se 10 vjet, më ftoi në takim

Analisti politik nga Kosova, Nexhmedin Spahiu, ka marrë pjesë në një konferencë në Beograd, ku ka takuar edhe ministrin serb, Marko Djuric.

Spahiu në një intervistë ka deklaruar se me Djuric njihen më shumë se 10 vite.

Ai ka treguar se me ministrin kanë diskutuar për problemet që ekzistojnë në rajonin e Ballkanit si dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me ministrin kam më tepër se 10 vite që njihemi, komunikojmë, unë ndodhem në një konferencë këtu në Beograd dhe ka marrë vesh që jam këtu prezent dhe më ftoi në takim qëndruam dhe biseduam rreth një orë për sfidat në rajon, për problemet që ekzistojnë në rajonin e Ballkanit, për dialogun për marrëdhëniet Kosovë – Serbi, për marrëdhëniet ndëretnike. Flamurin e Kosovës e mbaj në xhaketë, kjo është edhe kur jam në Beograd edhe në çdo vend tjetër kjo është e natyrshme”, ka deklaruar Spahiu./teve1