Snopçe: Problemi i VLEN-it nuk është BDI-ja, por Aleanca për Shqiptarët

Deputeti Halil Snopçe ka reaguar me një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, duke analizuar zhvillimet e fundit në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut përmes një qasjeje logjike dhe faktike.

“Si matematikan që jam,” – shkruan Snopçe – “para çdo konkluzioni politik, kam shprehi të konstatoj faktet. Fatkeqësisht, tek ne mungon tradita e konstatimit të fakteve, pa të cilat çdo përfundim politik është i pabazuar.”

Ai shpalos dy fakte që i cilëson si të pamohueshme:

Sipas tij, përderisa Aleanca për Shqiptarët ishte në opozitë, nuk pati kurrë një bashkim të plotë të opozitës shqiptare për të mposhtur BDI-në. Madje, disa parti bashkëpunuan me LSDM-në. Vetëm pasi Aleanca hyri në qeveri, u krijua bashkimi i partive të tjera në formën e LEN-it.
Ndërkohë që Aleanca ishte pjesë e koalicionit VLEN, nuk kishte asnjë iniciativë për të formuar një parti të përbashkët, ndonëse kjo ishte marrëveshja. Por sapo Aleanca vendosi të dalë e vetme me lista këshilltarësh, tre partitë e tjera vendosën menjëherë të bashkohen në një parti.
Snopçe, duke përdorur parimin e silogjizmit logjik nga matematika, thotë se këto dy fakte çojnë në një përfundim të qartë: “Problemi për këto parti nuk është BDI-ja, por Aleanca për Shqiptarët.”

Ai e përmbyll me një pyetje retorike: “A është koincidencë apo jo? Secili le të gjykojë vetë.”

Deklarata e Snopçes vjen në një kohë kur skena politike shqiptare po përjeton lëvizje të reja dhe riformatime në prag të zhvillimeve të rëndësishme zgjedhore.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo