Presidentja Osmani fton qytetarët të votojnë për Shqipërinë në Eurovizion: Kosova shndrit me Shkodrën Elektronike!”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur përkrahje të fuqishme për përfaqësimin e Shqipërisë në finalen e Eurovizionit përmes grupit Shkodra Elektronike, duke i ftuar qytetarët nga Kosova dhe mbarë shqiptarët që të votojnë për ta.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani theksoi se, ndonëse Kosova ende nuk merr pjesë zyrtarisht në këtë garë ndërkombëtare, ajo ndjehet krenare për përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve përmes performancës artistike të Shqipërisë.

“Sonte, edhe Kosova shndrit me Shkodrën Elektronike! Edhe pse Kosova ende nuk merr pjesë në Eurovizion, sonte të gjithë shqiptarët përfaqësohen denjësisht nga Shkodra Elektronike,” shkroi Osmani.

Presidentja bëri thirrje për mobilizim të mbarë shqiptarëve: “Të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen: Votoni Shqipërinë dhe numrin 26. Fitore për Zjerm!”

Shqipëria përfaqësohet në finalen e Eurovizionit 2025 nga grupi Shkodra Elektronike, me këngën “Zjarr”, e cila ka marrë vëmendje të veçantë për stilin unik dhe mesazhin artistik të fuqishëm.