SKANDAL/ Bilall Kasami paguan 1500 euro militantin e BESËS Xhevat Xhemailin nga Austria pa bërë asnjë punë
Buxheti i qytetarëve të Tetovës po vidhet në mënyrë brutale – zbulohen dokumente që tronditin themelet e pushtetit lokal!
Një aferë e re korruptive ka shpërthyer në Komunën e Tetovës, që mund të përbëjë njërin nga skandalet më të mëdha të keqpërdorimit të parasë publike në vitet e fundit. Sipas të dhënave nga Open Finance, shihet se Xhevat Xhemaili – një militant i devotshëm i Lëvizjes Besa dhe bashkëpunëtor i afërt i kryetarit Bilall Kasami – paguhet çdo muaj me 90.000 denarë (rreth 1.500 euro) nga buxheti komunal, pa kryer asnjë punë konkrete, e madje ndonëse jeton jashtë Maqedonisë së Veriut në Austri.
Kjo dëshmonë se kjo shumë i është ndarë Xhemailit përmes të ashtuquajturës “kontratë në vepër”, e cila në këtë rast nuk përfaqëson asnjë vepër të kryer dhe për më tepër nuk ka asnjë justifikim ligjor apo moral.
Pyetja tronditëse që shtrohet është: Sa të tjerë si Xhemaili po paguhen në fshehtësi nga Komuna e Tetovës? Sa milionë euro janë zhdukur në këtë mënyrë gjatë mandatit të Bilall Kasamit?
Kujtojmë se në fushatën zgjedhore, Kasami premtoi transparencë, meritokraci dhe fund të shpërdorimeve. Por realiteti i hidhur sot është ndryshe: sipas hulumtimeve të fundit, mbi 2 milionë euro nga arka e qytetarëve të Tetovës janë shpërndarë për militantë dhe përkrahës politikë të Lëvizjes Besa, në vend se të investohen në shkolla, rrugë dhe infrastrukturë publike.
Ky rast është sinjal alarmi për të gjithë institucionet e drejtësisë. A do të reagojë Prokuroria? A do të hetohet ky abuzim i qartë me paratë e popullit? A do të mbajë dikush përgjegjësi për këtë krim të organizuar financiar?
Qytetarët kërkojnë drejtësi, kërkojnë ndëshkim dhe fund të këtij regjimi të papërgjegjshëm që po e përdor pushtetin si një bankomat për njerëzit e vet.