Pas 51 vitesh pritje, Bologna e fiton Kupën e Italisë – e mposht Milanin në finale

51 vite pritje për një moment lavdie.

Bologna sonte shkroi historinë, duke e fituar Kupën e Italisë, pas 51 vitesh.

Në finale, Bologna triumfoi minimalisht 1:0 ndaj Milanit.

Momenti kyç ishte në minutën e 53-të, kur Ndoye realizoi për 0:1, që në fund doli të ishte epilogu i takimit.

Milani nuk dha asgjë sonte dhe kështu e mbyll sezonin pa trofe dhe me shumë gjasa do të mbetet edhe jashtë zonës së Ligës së Kampionëve.