Von der Leyen uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit tonë
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
Ajo theksoi se nën udhëheqjen e Ramës, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit Evropian.
Ndërsa u shpreh se pret me padurim ta përgëzojë personalisht nesër në Tiranë, ajo theksoi se Shqipëria i përket BE-së.
“I dashur Edi Rama, urime për fitoren tuaj zgjedhore! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat e BE-së. Shqipëria i përket BE-së! Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë”, ka shkruar ajo.
Me mbi 272 mijë vota diferencë me partinë e dytë më të madhe në vend, Partia Socialiste arriti të triumfonte edhe në këto zgjedhje, duke marrë mandatin e katërt.
Ndërsa vijon numërimi i zarfeve të diasporës, PS ka siguruar deri më tani 83 mandate, kurse PD 50.
Dear @ediramaal, congratulations on your electoral victory!
Under your leadership, Albania has made great progress towards our Union.
Let’s keep working closely together on EU reforms. Albania belongs in the EU!
Looking forward to congratulate you in person tomorrow in Tirana. pic.twitter.com/Lneh8LPh3D
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 14, 2025