Kryeministri britanik e uron Edi Ramën, e quan historike fitoren e tij në zgjedhje: Pres të punojmë së bashku

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka uruar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për fitoren e tij në zgjedhjet e fundit, të cilën e ka cilësuar si “historike”.

Starmer përmes një postimi në rrjetin social X tha se pret me padurim që të vazhdojnë bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Urime @ediramaal për fitoren tuaj historike në zgjedhje. Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për të sjellë përfitime për qytetarët punëtorë në të dy vendet tona”, shkroi Starmer.

Theksojmë se Partia Socialiste në krye me Edi Ramën renditet e para me mbi 250 mijë vota në avancë.