Zbulohet se kur Edi Rama do të shpallë fitoren?

Paçka se numërimi në disa qytete vijon dhe suksesi i socialistëve është qartësisht i thellë Edi Rama ende nuk është prononcuar për këtë fitore historike të Partisë Socialiste.

Nga selia e Partisë Socialiste gazetari Top Channel Muhamed Veliu raportoi se parashikohet të Mërkurën prononcimi i parë nga kryesocialisti Rama për këtë fitore.

“Nuk parashikohen ndonjë miting madhështor me mbështetësit e PS siç ndodhi pas fitores në të 2021 në Sheshin Skënderbej.

Burime nga PS pohojnë se do të ketë një mesazh falënderues prej Ramës në adresë të shqiptarëve për votëbesimin e dhënë kësaj force politike e besuar një mandat të katërt qeverisës.

Nuk dihet ende nëse Rama do të dalë përpara medias nga selia e PS për të lexuar fjalën falënderuese apo do të jetë një mesazh video i regjistruar” raportoi gazetari Top Channel Muhamed Veliu.

Ndërkohë nga një foto e publikuar një ditë më parë nga telefonata me Hashim Thaçin, nga kompjuteri në zyrën e Ramës, u panë disa pasazhe nga fjalimi i fitores shkruar prej Edi Ramës, i cili u kërkoi shqiptarëve një maxhorancë përtej 74 votave dhe mori më shumë se kaq për të çuar përpara misionin e tij për Shqipërinë në BE deri në 2030.

Për fitoren e 11 Majit, kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim të parë për gazetën Corriere della Sera ku ai ka deklaruar se fitorja e thellë erdhi falë këmbënguljes së tij dhe organizimit të PS-së në çdo cep të vendit.

Fitojmë ka deklaruar Rama sepse shqiptarët besojnë në rrugën që po ndjekim, jo se opozita humbet, duke shtuar se votuesit vlerësojnë rezultatet konkrete, jo retorikën pesimiste.