SPB Tetovë: Gjobiten 44 shoferë për parkim të paligjshëm

SPB Tetovë njofton se janë gjobitur 44 shoferë për parkim të paligjshëm.

“Gjatë ditës së djeshme (12-maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 44 drejtues mjetesh (TE-34 dhe GV-10) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 27 (TE-17 dhe GV-10) janë marrë me mjet special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 49 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-30 dhe GV- 19)”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.