I pyetur nëse ndonjë subjekt politik do t’i bashkëngjitet VLEN-it në qeveri pas daljes së ASH-Taravari, Blerim Sejdiu nga VLEN tha se pritet të ketë zhvillime politike, përcjell TV21. Sejdiu thotë se qeveria është stabile.
“Thamë edhe më herët se dera kur hapet, dikush del dikush hy. ajo është shumë e vërtet. Ne presim të ndodhin disa zhvillime politike në skenën në Maqedoni dhe për këtë do të shihni edhe ju, nuk mund të japë informacione para konfirmimit të vetë subjekteve politike, por mendoj se do të ketë zhvillime të reja. Qeveria është stabile”, theksoi Sejdiu.