Kryeministri poston foton, fjalimi i fitores në kompjuter: Telefonata e vëllait tim Hashim ishte tejet prekëse

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto, teksa krahas saj ka njoftuar se e ka telefonuar ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë ❤️”, shkruan Rama krahas fotos.

Ndërsa ndodhet me kurriz, në foto duket në ekranin e kompjuterit duket një fjalim i cili duket si fjalim i fitores së Ramës.

Deri më tani PS kryeson me 83 mandate në të gjithë vendin, kurse PD siguron vetëm 50 në total.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo