“Noka dhe Vokshi, janë më të urryerit, morën një të mbaruar dhe…”, Sula: Kur kam qenë unë, kishte trefishim të votave për PD
Deputeti Dashnor Sula ishte i ftuar në maratonën e transmetuar në Top Channel “Shqipëria Vendos”.
Ai e quajti sekretarin e përgjithshëm të PD, Flamur Nokën dhe deputeten Albana Vokshi si dy njerëzit më të urryer në PD.
Sula: Rrezikon të rrëshqasë në diktaturë, e kam paralajmëruar muaj dhe vite më parë, për shkak të një personi si zoti Berisha dhe disa personave si Noka dhe Vokshi, janë njerëzit më të urryer. E morën një të mbaruar e vunë për të ngjallur… apo si historia e kandarit, ku shkoni pleqtë peshonin me kokërr, se nuk e kishe në krahun tjetër s’ka për të peshuar.
Kur kam qenë unë aty kishte trefishim të votave për PD. Kur erdha unë shkuam në rreth 7 mijë vota. Në 2005 jo se jam unë zoti, t jesh njeri që nuk vjedh, që punon. Këtë bënë luftë civile, i larguan, merr primaret, demokratët më votuan mua sepse besonin. Këta vënë njerëz qokash, jo njerëz që luftojnë. 78-76 mandate parashikoja të merrte PS, por sipas këtij trendi do të jetë tek 80.