Taravari promovon kandidaturën e Isen Shabanit në Vrapçisht

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka promovuar zyrtarisht kandidaturën e Isen Shabanit për kryetar komune në Vrapçisht.

Shabani do të garojë për mandatin e tij të tretë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

Në një tubim të mbajtur me banorët e zonës, Taravari theksoi përkushtimin dhe rezultatet e deritanishme të Shabanit, duke shprehur besimin se ai është zgjedhja më e mirë për të vazhduar zhvillimin e komunës.