Kryeministri Rama pas votimit: Tashmë fjalën e ka populli

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama i është drejtuar këtë të diel qendrës së votimit në Surrel, ku ka ushtruar të drejtën e tij të votës.

Pas votimit kryeministri Rama tha për mediat: E vetmja gjë që ka mbetur pa u thënë është fjala e popullit. Kështu që të presim çfarë do thotë populli”,-tha Rama.

Më pas në një mesazh në anglisht, Rama tha: “Do të jemi vendi tjetër i BE”.