Policia gjatë bastisjes në Shkup gjen në shtëpinë e 22 vjeçarit marihuanë, kokainë dhe një pistoletë

SPB Shkup ngriti padi penale kundër A.S. (22) nga Shkupi për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti e paautorizuar me armë ose eksplozivë”. Më 07.05.2025, nëpunës policorë, me urdhër gjykate, kryen një kontroll në shtëpinë e të denoncuarit në Shkup, gjatë të cilit iu gjetën dhe sekuestruan kokainë, marihuanë, një pistoletë “Çeshka Zbroevka” e kalibrit 7.65 mm dhe fishekë të kalibrit 7.65 mm, të cilat i posedonte pa leje.TS