SHFK Migjeni nga Tetova, fitues i garave regjionale në futboll. Vazhdon në gara shtetërore për të mbrojtur titullin
SHFK Migjeni nga Tetova, në gara regjionale në futboll të madh në kuadër të shkollave fillore ka marrë vendin e parë informon Tetovasot.
Treneri Hekuran Xheladini tha se futbollistët kanë bërë një performancë të shkëlqyer në një konkurrencë të fortë ,me kundërshtarë nga shkollat fillore nga Struga, Prilepi dhe Kavadarci.
Ai tha se vendi i parë është meritë e gjithësecilit pjesëmarrës në ndërkohë që rrugëtimi nuk mbaron këtu .
Xheladini theksoi se me këtë triumf , vazhdojmë në gara shtetërore në finalen e madhe e cila do të mbahet në qytetin e Koçanit. Ne do të udhëtojmë për të mbrojtur titullin kampion shtetërorë të vitit që lamë pas tha Xheladini.TS