“Në Front ka vend për të gjithë ata që kërkojnë falje publike”, ishte kjo deklaratë e Ziadin Selës që e tha për Arben Taravarin. Por, a është i gatshëm Arben Taravari t’i kërkojë falje Ziadin Selës për një bashkëpunim të mundshëm me BDI-në? Në Daily Click u pyet Blerant Ramadani nga ASH, që siç tha, kërkohet falje vetëm atëherë kur njeri ka gabuar dhe shtoi se, nuk sheh hapësirë për të kërkuar falje pasi nuk kenë gabuar
“Njeriu kërkon falje atëherë kur ka gabuar, ne nuk kemi gabu që e sollëm ndryshimin pas 22 vitesh te shqiptarët. Ne e kemi thënë se pasi sinqerisht kemi besuar dhe dhamë gjithçka për ta sjell këtë ndryshim, nuk shoh këtu hapësirë për të kërkuar falje pasi nuk kemi gabuar. Është proces që e solli tranzicionin politik te shqiptarët, nga ana tjetër po i ndihmon edhe vetë BDI-së për të qenë në opozitë dhe për të parë hapësirë për tu reformuar”, tha Ramadani.