VLEN: Dështoi plani i BDI-së për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme parlamentare!

Pazari që BDI-ja e bëri personalisht me Arben Taravarin për destabilizimin e qeverisë dhe shkaktimin e zgjedhjeve të parakohshme, ka dështuar.

Shpresa dhe gënjeshtra e fundit që BDI u servonte anëtarëve të saj, se do të kthehej shpejt në pushtet, tashmë është e kaluar.

Nuk ndihmoi as Oligarkia, as Soravia, as Llotaria. Këto janë fytyra e vërtetë e turpit të BDI-së dhe sinonimi i keqpërdorimit të pushtetit për pasurimin e familjes.

Ideja për pluralizëm, demokraci dhe luftë kundër korrupsionit triumfoi në zgjedhje – dhe po triumfon edhe ndaj këtyre lojërave të errëta dhe përpjekjeve të përsëritura për të përçarë trupin politik shqiptar. Ali Ahmeti nuk ka më fuqi, përmes ndarjes së shqiptarëve, të mbajë pushtetin, të vendosë i vetëm, të pasurohet familja e tij dhe të detyrohen fëmijët tanë të largohen nga vendi.

VLEN është krenar për demokracinë dhe pluralizmin që solli, ndërsa BDI dëshiron që një parti e vetme të sundojë.

VLEN është krenar që i bashkon shqiptarët, ndërsa BDI i përçan.

VLEN është krenar që solli përgjegjësi për politikanët e korruptuar, ndërsa BDI kërkon të mbrojë kriminelët nga radhët e familjeve të tyre.

VLEN është krenar që është një forcë demokratike, ndërsa BDI është parti e një familje.

BDI duhet të pajtohet me faktin se do të mbetet në opozitë për shumë vite. Populli është kundër BDI-së. Bashkësia ndërkombëtare është kundër BDI-së. Partnerët strategjikë janë kundër BDI-së.

BDI është e vetmuar, e izoluar dhe e padëshiruar nga partnerët seriozë. BDI ka mbetur e vetmuar në anijen që po fundoset, së bashku me politikanët e korruptuar që ende i kontrollon.

VLEN është me popullin, me partnerët dhe me fitoren.