Protestojnë kultivuesit e Orizit, bllokojnë rrugën me traktorët e tyre

Kultivuesit e orizit, të komunës së Çeshinovës-Obleshevës, bllokuan rrugën me traktorët e tyre, duke shprehur në këtë mënyrë revoltën dhe kërkesat e tyre për korrigjimin e pagesës prej gjashtë denarësh për subvencione, korrigjimi i draft planit të ujitjes dhe që blerja e rezervave të orizit të fillojë sa më shpejt në ditët në vijim.

“Prej kohësh kemi problem me disa drejtime dhe politika të gabuara nga disa aktorë kryesorë në vend, prandaj kemi disa kërkesa. Kërkesa e parë është korrigjimi i draft planit të ujitjes për territorin e komunës së Çeshinovës-Obleshevës. Kërkesa e dytë është korrigjimi i pagesës prej gjashtë denarë për prodhim të dorëzuar. Kjo do të thotë se ne kërkojmë që 6 denarë të jenë për prodhim të dorëzuar dhe jo 6 denarë për 800 kilogramë për sipërfaqe të deklaruar. Kjo ishte edhe marrëveshja me autoritetet kompetente. Kërkesa e tretë është që blerja për rezerva mallrash të fillojë sa më shpejt në ditët në vijim”, deklaroi Stojce Tashovski – Kultivues i orizit. /Alsat.mk