Dega e BDI-së në Tetovë shpreh shqetësimin e thellë për sjelljen e papëgjegjshme dhe të padenjë të Kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasami në raport me familjet e dëshmorve.
Është e patolerueshme që një udhëheqës komunal, i cili shfaqet në ceremoni përkujtimore dhe vendos kurora në varrezat e dëshmorëve, të mos i përmbush detyrimet bazë financiare dhe institucionale ndaj familjeve të tyre. Ky lloj formalizimi i zbrazët, pa mbështetje konkrete dhe të vazhdueshme, përbënë një shfrytëzim të ndjenjave patriotike për qëllime politike dhe për ndërtimin e një imazhi personal të rremë.
Nuk mund të mos reagojmë kur shohim se i njëjti kryetar që dje vendosi lule për të përkujtuar dëshmorët e luftës, është pikërisht ai që si kryetar i komunës së Tetovës ndali ndihmat financiare për familjet e dëshmorëve – ndihma që ishin dhënë në mënyrë të pandërprerë që nga viti 2005. Ky veprim nuk është vetëm një akt i padenjë, por një fyerje e drejtpërdrejtë ndaj gjakut të derdhur për lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar. Dje në memorial, sot në krah për krah me Hristijan Mickovskin. Kjo është fytyra e vërtetë e një politikani që përpiqet të shfaqet si patriot në sy të qytetarëve shqiptar, ndërkohë që në prapaskenë i shërben interesave të një kryeministri të njohur për qëndrimet e tij antishqiptare. Bilall Kasami po përpiqet ta përdorë luftën e UÇK-së si dekor elektoral në prag të zgjedhjeve lokale, për të mbuluar dështimet e tij dhe për të gënjyer edhe një herë qytetarët.
Familjet e dëshmorëve nuk kërkojnë mëshirë, por respekt dhe përkrahje të merituar. Ky respekt nuk shprehet me fotografi dhe ceremomi simbolike, por me buxhete të dedikuara, përkrahje reale dhe përfshirje aktive në jetën shoqërore dhe institucionale të Komunës.
I bëjmë thirje Bilall Kasamit që të tregoj përkushtim të sinqertë dhe të trajtojë me dinjitet familjet e dëshmorëve, jo me fjalë e statuse në rrjete sociale, por me politika konkrete dhe kujdes të vazhdueshëm. Këto sjellje nuk janë as morale, as patriotike, nuk është respekt është hipokirizi.
Bashkimi Demokratik për Integrim si trashëgimtare e Ushtrisë Clirimtare Kombëtare vazhdimisht ka qëndruar dhe do të mbështesë familjet e dëshmorëve dhe gjithnjë do ti mbroj vlerat e luftës clirimtare dhe nuk do të lejoj përvetësimin e tyre nga njerëz të cilët për interesa të ulëta politike dhe për përmirësim të imazhit të tyre tentojnë ti keqpërdorin datat me rëndësi për historinë tonë kombëtare.
Me respekt, Dega e BDI-së Tetovë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ibrahimi porosi Taravarit: Nuk mundesh në dy karrige
- Nisin ndryshimet ligjore që do t’i hapin rrugë marrjes së pagave në Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve
- Pronari i Pucko Petrolit, Asmir Jahoski, lirohet nga paraburgimi
- Kasami: Nuk e paragjykojmë vendimin e Mickoskit për Taravarin, sonte takohemi për t’i sqaruar këto situata
- Ibrahimi: Komisioni i Venecias edhe njëherë e zbuloi blofin me statusin e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe në RMV
- Blogerja e shëndetit, Belle Gibson gënjeu se kishte kancer, Australia ende po e ndjek atë
- VLEN sjell investime strategjike në infrastrukturën e Komunës së Likovës
- Kurti: Unë kryeministër, vazhdojmë tutje
- Protestojnë kultivuesit e Orizit, bllokojnë rrugën me traktorët e tyre
- U përfshi në sherrin me grushte, Bledjon Nallbati pas lirimit të vëllait: I them Edit, që s’më tremb dot