Ka vdekur sot në mëngjes Kaqusha Jashari, një aktiviste në jetën politike në Kosovë e njohur për angazhimin e saj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Kjo u bë e ditur edhe nga vajzat e saj Nora dhe Teuta Jashari në rrjetin social social në Facebook.
Sipas njoftimit varrimi do të bëhet sot me datë 06.05.2025 nga ora 13:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.
Kaqusha ka qenë kryetare e Lidhjes Komuniste të Kosovës në vitet e 80-ta dhe themeluesja e PSD-së.