​Haradinaj kërkon veprim të opozitës dhe adresim në Gjykatën Kushtetuese për situatën politike

Ai para mediave tha se duhet të gjendet një rrugë e veprimit dhe të vendosin për veprimet e mëtejshme.

“Nëse kemi një kandidat të ri, me siguri do ta kryejmë sot detyrën tonë. Është një situatë shumë e keqe… Mendoj se është urgjente që ne si opozitë, partitë opozitare ta shqyrtojmë këtë situatë dhe të gjejmë një rrugë të veprimit të mëtejmë, të vendosim për veprimet e mëtejshme. Mund të jetë një adresim në Gjykatën Kushtetuese nga dhjetë deputetë por nëse ka edhe rrugë tjera t’i shqyrtojmë”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj kërkoi falje për seancën e kaluar, ku kishte thënë që ka informacione se mund të ndërrohet kandidati.

“S’po guxoj më të them sepse dështova atë ditë. Ju kërkoj falje, ne i kishim disa shenja se po diskutohet për opsione të reja, për kandidatë të ri, u fol për zotëri Glauk Konjufcën se mund të jetë prapë edhe ne ishim në shqyrtim që të ja japim votën”, tha ai.

Ai para fillimit të tentimit të 11-të për konstituimin e Kuvendit tha se nëse nuk ka ndryshim të kandidaturës, do të mbajnë qëndrimet e njëjta.