Besiktasi i jep goditje të rëndë Fenerbahçes, ia vështirëson punët për titull

Fenerhahçe ka marrë një goditje të rëndë të dielën, katër xhiro para fundit të edicionit aktual të Superligës së Turqisë. Feneri humbi në shtëpi derbin e Superligës së Turqisë nga Besiktasi me rezultat 1:0.

Ndeshja Fenerbahçe – Besiktas i takoi javës së 34-t.

Me këtë humbje, Feneri mbetet tetë pikë prapa Galatasarayt në garën për titull të kampionit.

Besiktasi është në vendin e katërt me 55 pikë.

Golin e fitores për Fenerbahçen e shënoi Gedson Fernandesit në minutën e 45-të. Fernandes kishte humbur penallti në minutën e 36-të.

Milot Rashica luajti deri në minutën e 90-të për Besiktasin.

Ernest Muçi mungoi shkaku lëndimit.