Shqipëria do të bashkë-financojë me 10 milionë dollarë platformën e re në drejtim të Inteligjencës Artificiale që ish-shefja e teknologjisë e Open AI, Mira Murati po ndërton – Thinking Machines Lab.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë ka depozituar kërkesën për fonde pranë Ministrisë së Financave.
Thinking Machines Lab ka deklaruar se synon të ndërtojë sisteme të Inteligjencës Artificiale që janë më të kuptueshme, të personalizueshme dhe më të afta se ato ekzistuese të ChatGPT.
Startupi i ri i Inteligjencës Artificiale I themeluar nga shqiptarja Mira Murati, po synon të mbyllë një nga raundet fillestare më të mëdha ndonjëherë, me një objektiv prej dy miliardë dollarësh.
Sipas Business Insider, nëse arrihet kjo shifër, vlera e kompanisë do të kapë të paktën 10 miliardë dollarë – pavarësisht se startupi ende nuk ka një produkt apo të ardhura konkrete.