Kapiteni i Napolit: Do bëjmë gjithçka për titullin

“Ne besojmë te titulli dhe do të bëjmë gjithçka për të arritur qëllimin”.

Janë këto fjalë e Giovanni Di Lorenzo, kapiteni i Napolit, i cili shpreson të ngrejë për të dytën herë në karrierë titullin kampion me skuadrën napoletane.

“Nuk e mendonim se do të arrinim këtu. E dimë që do të jetë e vështirë, por është në duart tona dhe do të përpiqemi të japim gjithçka në këto katër ndeshje për të parë se ku do të arrijmë. Duhet të bëjmë një hap të fundit dhe jemi gati të luftojmë deri në fund”, tha Di Lorenzo.

Shumë do të varet nga puna e trajnerit Antonio Conte. “Kam një marrëdhënie me të bazuar në sinqeritet, – vazhdoi Di Lorenzo. – Isha në Evropian, lexova për emrin e trajnerit dhe menjëherë mendova se ai ishte trajneri dhe personi i duhur për ne. Pas 10 muajsh mund ta konfirmoj.

Që nga telefonatat e para, ai menjëherë më përcolli besim dhe respekt dhe më tha se kishte nevojë që unë të filloja përsëri për ta rikthyer Napolin në garë. Edhe unë kisha nevojë për të, skuadra kishte nevojë për të. Trajneri na ka çuar në një nivel të rëndësishëm në një kohë të shkurtër”, shtoi Di Lorenzo.